Komuna e Bujanocit, nëpërmjet Drejtoratit për Arsim, ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë që gjenden në studimet themelore dhe master, për vitin akademik 2021/2022.

Ndihma e njëhershme financiare i’u ndahet studentëve me vendbanim në territorin e Komunës së Bujanocit.

KRITERET DHE MËNYRA E NDARJES SË NDIHMËS NË NJËHERSHME

1. që kandidati për herë të parë të ketë regjistruar këtë vit të studimeve ose masterin
2. dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësisht suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve
3. që kandidati të mos jetë në mardhënie pune,
4. që kandidati të mos jetë i moshës mbi 26 vjet, përkatësisht për studentët e vitit të parë dhe dytë të studimeve master deri 28 vjet dhe
5. Studentët që kanë statusin e vitit – viti përgatitor (mësimi i gjuhës) kanë të drejtë për një ndihmë të njëherëshme

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS

Kandidatët të cilët konkurojnë krahas kërkesës paraqesin këto dokumente:

1. letërnjoftimin e lexueshëm elektronik ose certifikatën mbi vendbanimin kandidatit
2. vërtetimin se këtë vit të studimeve e ka regjistruar në vitin vijues akademik 2021/22,
3. vërtetimin mbi notën mesatare të suksesit nga shkolla e mesme, për studentët e vitit të parë,
4. Çertifikatën mbi notën mesatare gjatë studimeve, për studentët e tjerë
5. Llogaria rrjedhëse e studentit ose e prindit.

AFATI I PARAQITJES

Konkursi zgjat duke filluar nga 01. 02. 2022 dhe mbyllet më 28. 02. 2022. Fletëparaqitjet dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviqit, nr. 115, në Drejtorinë për shërbime publike, zyrja numër 301 nga ora 10 h deri në orën 14 h, me origjinalin e dokumentacionit të kompletuar ose kopjen e dokumenteve me plotësimin e deklaratës së shërbimit për arsim.

Komuna e Bujanocit ka bërë përpjekje të vazhdueshme edhe në të kaluarën që t`i mbështes studentët e saj, të cilët i ndjekin studimet në universitete dhe kolegje të vendit apo edhe jashtë vendit, ku ekzistojnë këto institucione të arsimimit superior.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme