Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka shpjeguar se si e ka parë ai përçarjen e Vetëvendosjes, të cilën e ka quajtur “aksident e jo ndarje”.

“Kur ndodh një diskutim dhe mospajtim në çfarëdo kontesti; nga familja e te shteti, atëherë logjika e popullit zakonisht është kush e ka mirë edhe kush e ka gabim, kush është racional dhe kush është krejtësisht irracional? Kush është përgjegjës dhe kush nuk është?”, ka pohuar Konjufca, në Zona B në Klan Kosova.

“Nëse e analizon VV-në me të tillë regjistra, atëherë mendoj se populli është përcaktuar dhe ky aksident që i ka ndodhur Vetëvendosjes është i rikuperueshëm, është i kthyeshëm si dëm. Ndarja nuk ishte ideologjike, kemi bërë shumë përpjekje për pajtim, dhe si njëri nga negociatorët për pajim, tashmë jam i bindur se ka qenë një mosdurim irracional nga ana e tyre për një figurë të Vetëvendosje që është Albin Kurti”, tha ai.

“S’e kuptoj as sot përse ai konflikt aq i madh me Albin Kurtin. Kam pasur mospajtime me Kurtin edhe vet, por jo që ta shkatërrojmë Vetëvendosjen. Po të isha i tillë do të dyshoja në vetveten. Unë e kam mbrojtur Vetëvendosjen, jo Albinin. Për qytetarët e Kosovës nuk qenka i rrezikshëm e për Dardanin qenka i rrezikshëm a”.

“Por, Vetëvendosja është sport i rëndë për disa. Ata mendojnë se është rrugë e gjatë me sakrifica dhe kanë dashur një ‘shortcut’”, tha Konjufca.

Ndërsa , Konjufca në Zona B ka deklaruar se Molliqaj gjithmonë është marrë me gjëra të tillë.

“PSD-ja u frikësohet zgjedhjeve, pasi nuk është e përgatitur ende, por populli nuk ka shumë kohë të pres shumë. Ndërsa Vetëvendosja është e përgatitur për zgjedhje”.

“Kurse deklaratat e Molliqajt për përqindjen e VV-së janë projeksion dëshpërues për të krijuar në popull një gjendje psikologjike”.

“Taktika e Molliqajt është e dobët shumë si taktikë, shumë e lodhtë, por kjo është strategjia e tij, si të thuash ‘VV-ja doli 15 për qind, e ne tash jemi 10, dhe nuk jemi fort larg’. Molliqaj gjithmonë është marrë me ‘qisi kfinta’”, ka thënë Konjufca.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme