• Magazina
Faqja Kryesore Lajme KQZ: Nëse nuk ka ankesa, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ: Nëse nuk ka ankesa, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

2 Min e Lexuar
0
0
11

Pas përfundimit të numërimit të 1 mijë e 992 votave të diasporës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor”, ka njoftuar KQZ-ja.

KQZ-ja ka theksuar do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

“Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor)”, thuhet në njoftim.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën