Nënkolonelin i Ushtrisë së ShBA-së pranë Ambasadës së ShBA-së në Serbi z. Daniel J. O’Connor ka vizituar sot komunën e Bujanocit.

Në takimin e sotshëm me Nënkolonelin e Ushtrisë së ShBA-së pranë Ambasadës së ShBA-së në Serbi z. Daniel J. O’Connor është biseduar për çështje të sigurisë, politikës dhe tema që kanë për qëllim zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunës së Bujanocit.

Në takim me nënkolonelin O’Connor kryetari Arifi ka kërkuar që Ambasada e ShBA-së në Beograd të financojë renovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan, ku edhe i ka dorëzuar projektin për renovimin e kësaj shkolle. Nënkoloneli O’Connor është  njoftuar edhe me gjendjen e rëndë në këtë shkollë dhe nevojën imediate për të investuar në përmirësimin e kushteve për mësim.

Gjithashtu,kryetari Arifi ia ka kujtuar  Nënkolonelit O’Connor, se kjo shkollë ka edhe një simbolikë tjetër shumë të madhe për qytetarët tanë, ngase po në këtë shkollë janë zhvilluar bisedimet për arritjet e paqes mes UÇPMB-së, zyrtarëve qeveritar të Serbisë, Bashkësisë Ndërkombëtare dhe forcave të KFOR-it.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme