Sot pata nderin te takoj Ministren e Arsimit, Rinise dhe Sportit te Republikes se Shqiperise znj. Evis Kushin, te cilen e falenderova per kontributin qe ka dhene kjo ministri ne vitet e fundit e veçanerisht ne sigurimin e teksteve shkollore per nxenesit e Lugines dhe perkushtimin qe po ben per t’i ndihmuar studenteve nga Lugina lidhur me kuotat per regjistrimin e tyre neper fakultetet perkatese ne Universitetet e Shqiperise.

Theksova edhe kontributin e paraardheses ish ministres znj.Besa Shahini dhe ministrit Gent Cakaj per vemendjen dhe kujdesin e shtuar ndaj shqiptareve te kesaj ane.

Njeherit Ministrja Kushi u zotua qe do te vazhdoje te perkrahe shqiptaret nga Lugina e Presheves ne te gjitha sferat e sidomos ne sferen e arsimit, rinise dhe sportit dhe do ta rrise perkushtimin e kesaj ministrie edhe me shume sepse vlereson se eshte e patjetersueshme ndihma ndaj vellezerve te kesaj ane duke e ditur gjendjen dhe situaten e veshtire me te cilen perballen.

Bashkepunimi do te vazhdoje, falenderit per perkujdesin dhe perkrahjen e pakusht!
Bashke mundemi!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme