Kryetari i Kuvendit Komunal z. Enver Ramadani, dje u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës zotëri Besnik Bislimin.

Ata diskutuan për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në përditshmëri qytarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi, për gjendjen e vëzhtirë socio-ekonomike, për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe problemin e mosintegrimit të shqiptarëve nëpër institucionet shtërore.

Ndër të tjerash ata u dakorduan për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit mes institucioneve lokale në Bujanoc dhe institucioneve në Kosovë, me qëllim të harmonizimit të veprimeve dhe realizimit të projekteve konkrete, që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes në të gjitha sferat shoqërore.

Zëvendëskryeministri Bislimi premtoi se në shtator në axhendën e tij do të jetë edhe vizita e Luginës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme