Kryetari i Kuvenidit z.Enver Ramadani ka pritur sot në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Donika Gërvalla e cilia po realizon vizitën e saj të parë zyrtare në Luginë të Preshevës.

Ky është shkrimi i plotë i kryetarit z.Ramadani

Sot gjatë ditës pata kënaqësinë ta takoj Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.

Bashkëbiseduam për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke filluar nga pasivizimi adresave, mos pranimi diplomave,zhvillimi ekonomik dhe mos integrimi I shqiptarëve në organet shtetërore.

Morëm besimin e plotë që Qeveria e Kosovës e njëherit ministrja në fjalë do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke I adresuar në instancat me të larta.

Gjithashtu iu falënderova edhe për ndihmën financiare për Luginën e cila do jetë gjë shtysë dhe shpresë për qytetarët tanë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ministrja Gërvalla premtoi edhe bashkëpunimin dhe binjakëzimi e KOMUNËS së Bujanovcit me Komunat e R. KOSOVËS të cilat kan ndikim ekonomik me qëllim përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik në Bujanovc përmes binjakëzimit.

Bashkë mundemi dhe bashkë ia dalim gjitha sfidave!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme