Takim pune me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, z. Adam Schick dhe ndihmësin e atasheut ushtarak  të njejtës ambasadë, z. Robert T. Hamilton.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen politike në Luginë të Preshevës, sfidat dhe problemet në arsim, rëndësinë e funksionalizimit dhe shtrirjes së rrjetit të gjyqësorit, diplomat dhe sendet tjera të rëndësishme për të cilat nevojitet zgjidhje e shpejtë.

Me përfaqësuesit e ambasadës u diskutua edhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me qëllim të avancimit të kushteve, me theks të veçantë, në sistemin edukativo – arsimor.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme