Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Kryetari” i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një vendim i cili e liron nga detyra Drejtoreshën e Arsimit, Ismete Thaçi. Kjo pasi ditë më parë, Kastrati dha një varg kritikash për të dhe Vetëvendosjen në Kamenicë. Kryetari shprehej se ishte i pakënaqur me menaxhimin e kësaj drejtorie. Ndërsa VV dega në Kamenicë doli me një komunikatë në lidhje kërkesën e kryetarit Kastrati për dorëheqjen e drejtoreshës Ismete Thaçit, që e cilësonte se kërkesa e Kastratit është banale dhe e pritshme. Sipas Gazetes Express kryetari Kastrati ka transferuar edhe një tjetër zyrtar të VV-së nga Drejtoria e Arsimit në atë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale. Like 0
Me 89 vota shpërndahet Kuvendi, tash s’ka skenar tjetër përveç zgjedhjeve Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur …