Urimi i Kryetarit të Komunës së Bujanocit dhe kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi, për Ditën e Mësuesit

Mësonjëtorja e parë shqipe, njëra prej historive më të ndritura të kombit shqiptarë

Hapja e mësonjëtores së parë në gjuhën shqipe, 132 vjet më parë, shënon hapjen e horizonteve të reja për një të ardhme më të ndritur të mbarë kombit tonë.

Arsimi shqip gjithmonë është përballur me vështirësi dhe pengesa të shumta, por, vullneti dhe përkushtimi i mësuesës dhe mësuesit shqiptar ka dhënë gjithmonë frutet e veta në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Të dashur nxënës,

Ata që sot janë mësuesit tuaj, dje ishin, njejtë sikur ju, nxënës. Në të ardhmen, me përkushtimin tuaj të përbashkët, edhe ju do të bëheni mësues të nxënësve të së nesërmes.

Prandaj duke vlersuar dhe rrespektuar punën e mësimdhënësve dhe duke u angazhuar që të arrini sa më shumë dije, përvoja dhe njohuri të përgjithshme, Ju do të rrespektoni përgjithmonë gjeneratat e të gjithë mësueseve e mësuesve që kontribuan në arritjen e të gjitha sukseseve të kombit tonë në tërësi.

Të rrespektuar mësimdhënës,

Nxënësit le të jenë motivimi i juaj i vetëm për të dhënë maksimumin e mundshëm në përcjelljen e dijes.

Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme