Pas reshjeve të mëdha të shiut të mbrëmjes së djeshme në Komunën e Preshevës kryetarja znj.Sinani ka qëndruar pran banorve të prekur nga vërshimet deri në orët e vona për të monitoruar nga afër gjendjen në teren, pas pamjeve nga tereni kryetarja Sinani ka aktivizuar menjëher Shtabin për situata të jashtëzakonshme që urgjentisht të dal në teren,që tu vihet në ndihm banorve të prekur nga vërshimet.
Gjendje më e rënduar nga këto reshje paraqitet në fshatin Rahovicë dhe fshatin Raincë, të cilën gjendje kryetarja e përcjolli  nga afër.
Pamje të frikshme janë shpërndarë mbrëm nga fshati Rahovicë dhe fshatin Raincë, të cilët janë vërshuar nga uji.
Kryetartja Sinani ka lutur mbrëm banorët që të kenë kujdes të shtuar, e në rast nevoje të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Ndërsa nga dita e sotit  do të filloj të bëjë edhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme