Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh edhe fitues i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, është deklaruar rreth postit të presidentit të Kosovës, pasi të formohet qeveria.

I pyetur nëse ka pasur takim mes Kurtit, Osmanit e Murat Jasharit për postin e Presidentit, ai tha se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe posti i presidentit do t’i takojë Vjosa Osmanit.

“Çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati nuk ka pasur një takim të tillë ne e kemi bërë koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, u shpreh Kurti.

Këto deklarata Kurti I bëri në një konferencë për media derisa po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.

Së bashku me kandidatin e VV’së për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Boiken Abazi, ka thënë ndër të tjera se nuk do të ketë kompromis me postin e presidentit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme