Komuna e Bujanocit , do bëhet njëra ndër komunat që e ka  digjitalizuar Kuvendin Komunal, kjo do të bëhet e mundur falë një projekti të fituarë nga Ministria e pushtetit lokal.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Bujanocit  tash e tutje do të kenë kushte bashkëkohore për punë. Kjo si rezultat i një projekti që ka të bëj me digjitalizimin e Kuvendit Komunal.

Komuna e Bujanocit është përfituese e 4.7 milion dinarëve për sistemin elektronik të udhëheqjes dhe votimit në Seancat e Kuvendit komunal.

Me realizimin e këtij projekti do të mundësohet digjitalizimi i plotë i Kuvendit dhe Seancave të Kuvendit komunal.

Mjetet janë siguruar nga Ministria e pushtetit lokal.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme