Kuvendi me shumicë votash aprovoi Buxhetin në të cilin parashihen 40 milion dinarë për praktikën profesionale, afër 30 milion dinarë për subvencionimin e bujqësisë, 8 milion për biznesin, 6.5 milion për asistentët personal për përkujdesjen e fëmijëve me aftësi të veçanta.

Kuvendi votoi për zgjerimin e rrugës Tërnoc – Turi, përfundimin e rrugës Muhoc – Zarbincë, qarkoren në Nesalcë, kanalizimin në Osllarë, rregullimin e trotuarëve në qytet.

U votua edhe për realizimin e shumë projekteve të tjera.

Opozita propozoi zvoglimin e mjeteve për praktikën profesionale dhe për bujqësi.

Ajo votoi e përmbajtur – përjashtuar një këshilltar të përgjegjëshëm i cili përkrahi aprovimin e këtij Buxheti.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme