Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti Labinot Tahiri tashmë ka marrë vendim që të largohet nga partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re. Tahiri ka konfirmuar se ka vendosur që të dalë nga partia që i takon dhe se ka shumë gjasë që të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje. “Kam marrë vendim që të largohem nga AKR, pasi që unë nuk mund të flas vetëm kur kërkon partia, apo edhe vetëm kur vota ime i duhet partisë, apo edhe PAN-it”, ka thënë Tahiri, për Klan Kosova. “Largimi im nga AKR do të ndodhë shumë shpejt dhe për këtë do të deklarohem në ditët në vijim”. “Gjasat janë 100% që të kaloj në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Tahiri. Like 0
Albin Kurti infektohet me COVID-19 Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka njoftuar se është infektuar me COVID 19. Lajmin …