Organizata “Let’s Do It Kosova” dhe “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me qëllim të organizimit të përbashkët të aksioneve të pastrimit në komunat e Luginës së Preshevës, raporton EkonomiaOnline.

Po asht varësisht nga agjenda e planifikuar, organizimin aktiviteteve vetëdijesuese nëpër shkolla dhe në komunitete varësisht nga agjenda e planifikuar, shtrirja e rrjetit Let’s Do It në komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Drejtori i “Let’ s Do It Kosova”, Luan Hasani tha se janë të lumtur që tani e tutje aktivitetin e tyre për pastrim do ta shtrijnë edhe në Luginën e Preshevës.

Ai ftoi kompanitë private, por edhe drejtuesit e komunave atje, që të përkrahin në aktivitetet që knë për qëllim mbrojtjen e mjedisit në atë pjesë.

“Jemi të kënaqur që sot e nënshkruam një marrëveshje bashkëpunime me organizatën më aktive në luginë” jemi të lumtur që misionin ton ta fillojmë të implementojmë edhe në Luginë. I ftojmë edhe organizatat tjera nga ketu zotohemi që do të mundohemi të organizojmë aktivitete që funksionojnë në rritjen e mirëqenies qytetare. Ju bëjmë thirrje qeverive që te ju ndihmojnë komunave, qeveria atje të bëjë me shumë për mbrojtjen e mjedisit në Luginë”, tha ai

Kryetar i shoqatës “Vizioni për zhvillim dhe Kooperim”, Shefki Jonuzi

“Ne sot arritëm këtë memorandum bashkëpunimi pas disa konsultimeve, të nënshkruajmë këtë marrëveshje shumë të rëndësishme. E falënderojmë Luan Hasanajn”

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Bujanocit, Rrahim Salihi, siguroi se kjo komunë do të përkrahë aktivitetet e pastrimit.

“Në emër të komunës së Bujanocit dhe kryetarit Shaip Kamberi ju falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë. Si komunë e Bujanocit do të jemi të kënaqur të ju shohim atje dhe garantojmë në bashkëpunim”, tha ai

Kjo organizatë do të jetë partner për ta shënuar Ditën e Pastrimit të Botës në Bujanoc.

Hasanaj u bëri thirrje qytetarëve të Bujanocit të marrin pjesë në këtë aktivitet që do të realizohet më 21 shtator.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme