Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Juventusi do të përballet me Atletico Madridin, ndërsa Manchester City me Schalken. Përmes këtyre dy ndeshjeve, do të zbulohen dy çerekfinalistët e radhës.

Juventus – Atletico Madrid

Ndeshjet e javës së kaluar e bënë të qartë se asgjë nuk është e pamundur në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, për t’i shënuar tri gola kundër Atletico Madridit të Diego Simeones, ke nevojë për diçka me të vërtetë të veçantë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shpreson se kjo gjë e veçantë do të jetë Cristiano Ronaldo . Portugezi i ka shënuar dhjetë ose më shumë gola në tetë sezonet e fundit të kësaj gare, mirëpo deri më tani e ka shënuar vetëm një.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave: Atletico Madrid 2-0 Juventus

Juventus: Szczesny; Cáceres, Bonucci, Chiellini; Bernardeschi, Can, Pjanić, Matuidi, Cancelo; Mandžukić, Ronaldo
Jashtë: Khedira (i lënduar), Alex Sandro (i suspenduar), Barzagli (i lënduar), De Sciglio (i lënduar), Douglas Costa (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Matuidi
Ndeshja e fundit: Juventus 4-1 Udinese (08/03)

Atlético Madrid: Oblak; Arias, Giménez, Godín, Juanfran; Koke, Rodrigo, Ñíguez, Lemar; Griezmann, Morata
Jashtë: Diego Costa (i suspenduar), Hernández (i lënduar), Filipe Luís (i lënduar), Partey (i suspenduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Ángel Correa, Filipe Luís, Giménez, Griezmann
Ndeshja e fundit: Atlético 1-0 Leganés (09/03)

Manchester City – Schalke

Manchester City është favorit për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Schalke i befasoi në Gjermani, mirëpo, në fund, skuadra e Pep Guardiolës arriti të sigurojë fitore. Klubi anglez i ka nëntë fitore radhazi në shtëpi këtë vit.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave: Schalke 2-3 Manchester City

Man. City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Zinchenko; B Silva, Gundogan, D Silva; Sterling, Agüero, Sané
Jashtë: De Bruyne (i lënduar), Mendy (i lënduar), Bravo (i lënduar), Kompany (nuk dihet), Fernandinho (i suspenduar), Otamendi (i suspenduar)
Në dyshim: Stones (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Agüero
Ndeshja e fundit: Manchester City 3-1 Watford (09/03)

Schalke: Fährmann; Stambouli, Sané, Nastasić; McKennie, Konoplyanka, Rudy, Oczipka, Bentaleb; Embolo, Burgstaller
Jashtë: Caligiuri (i lënduar), Harit (i suspenduar), Mascarell (i lënduar), Schöpf (i lënduar), Uth (i suspenduar)
Ndeshja e fundit: Werder Bremen 4-2 Schalke (08/03)

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport