Lyoni e ka befasuar Manchester Cityn në Etihad Stadium duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Edhe pse nikoqirët ishin favoritë për ta fituar këtë takim kur kihet parasysh potenciali i lojtarëve që kanë, ishin mysafirët ata që fituan.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

 

Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të me golin e Maxwell Cornet, i cili u asistua nga Nabil Fekir.

Pa përfunduar pjesa e parë, mysafirët e shënuan edhe një gol përmes Nabil Fekir (43′).

Krejt çfarë bënë lojtarët e Pep Guardiolas në pjesën e dytë ishte një gol i shënuar nga Bernardo Silva (67′).

Ndeshja tjetër e Grupit F është zhvilluar ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Hoffenheimit dhe ka përfunduar baras (2-2).

Kështu, Lyoni është në krye të grupi me tri pikë dhe ndiqet nga Shakhtari dhe Hoffenheimi me nga një pikë, derisa Manchester City është në fund pa asnjë pikë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport