Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, i është bashkangjitur popullit të Kosovës në shënimin e 20 vjetorit të lirisë.

Mirëpo, prej sot, ajo do të jetë përjetësisht në Prishtinë falë bustit i cili do të zbulohet sot.

Busti që është punuar nga skulptori Luan Mulliqi do të zbulohet në ora 14:00.

Paraprakisht, në tubimin qendror që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, Albright do të mbajë edhe një fjalim.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme