Një letër e Trumpit që së fundi ua ka dërguar presidentëve, Thaçi dhe Vuçiq, ka rritur zërat për përfshirjen e Amerikës në dialog.

Por nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë serbët po kërkojnë që pjesë e negociatave të bëhen edhe Kina e Rusia.

Gazeta serbe “Blic” shkruan sot duke u thirrur në “burimet diplomatike”, se Amerika ka tri synime kryesore për përfshirjen në dialog.

E para është që ta kapërcejë rolin e BE-së, e dyta zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe e fundit largimi i Rusisë nga loja në Ballkan, transmeton Insajderi.

Madje Rusia përmendet si një nga arsyet kryesore edhe për letrën e fundit nga presidenti amerikan.

“Është e rëndësishmë që të arrihet një marrëveshje, pasi kjo do të thoshte një hap të madh drejt BE-së për Serbinë, dhe me zgjidhjen e këtij problemi hapet rruga për vazhdimin e integrimit evropian. Kur ndodh kjo, atëherë Amerika do të zvogëlojë ndikimin rus dhe do të hapej rruga për b ashkëpunim në NATO. Ata e dinë se vitin e ardhshëm BE-ja nuk do ta ketë në qendër Ballkanin, pasi mbahen zgjedhjet. Ndryshe Amerika po tenton zbehjen e ndikimit rus”, thonë burimet e gazetës serbe.

Ndryshe në letrën e presidentit amerikan, thuhej që Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. /Insajderi.com

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme