Beogradi ka marrë një paralajmërim të qartë të Perëndimit se në rast të tentimit të hyrjes në Kosovë do të ketë punë me forcat ushtarake ndërkombëtare.

Këtë mesazh e ka përcjellë një diplomat i njërit nga shtetet më me ndikim në NATO në bisedë me zyrtarët serb, transmeton gazeta serbe “Novosti”.

Nëse Serbia për çfarëdo arsye merr vendim që me forcat e saja të intervenojë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapur, jo me forcat kosovare, por me njësitet e KFOR-it dhe NATO-s.

Këtë porosi të qartë zyrtarët serb e kanë marrë në Beograd prej një përfaqësuesi të lartë të një prej shteteve më me ndikim në NATO.

“Ky diplomat është shumë i interesuar se si i shikon Beogradi ngjarjet rreth Ujmanit”, pretendon një burim i “Novostit”, “Në takimin e njëjtë ai haptas ka shprehur pakënaqësinë e tij me reagimin e pushtetit serb dhe ngritjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Serbisë.

Diplomati perëndimor në këtë skenar nuk ka fshehur mundësinë e konfliktit dhe ka paralajmëruar që forcat serbe të qëndrojnë sa më larg Kosovës.

Sipas gazetës “Novosti”, ky nuk është kërcënimi  parë i këtij lloji i cili vjen nga Perëndimi. Çdo paralajmërim se Serbia “do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë” përcillet me një mori pakënaqësish të zyrtarëve perëndimorë dhe paralajmërimesh të qarta se Beogradi do të ketë punë me NATO-n, si dhe përkujtohen ngjarjet nga viti 1999.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme