I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajça, vjen të hënën në Kosovës për një vizitë tre ditore.

Çështja e rifillimit të dialogut do të jetë motivi i kësaj vizite në Prishtinë.

Takimin me të e ka konfirmuar fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, gjatë një vizite të dielën në Prizren.

Lajçak ka qenë i kritikuar ditëve të fundit, shkak i një harte mbrapa shpinës së tij – për të cilën u raportua se “Kosova paraqitet si pjesë integrale e Serbisë”.

Këtë veprim e ka konsideruar si ofendim për shtetin e Kosovës, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, për të cilën ka premtuar se do t’ia thotë Lajçakut gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme