Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se mes Kosovës e Serbisë nuk mund të ketë marrëveshje, pa zgjidhjen e çështjes së Luginës.

“Pa trajtimin e Luginës së Preshevës nuk mendoj se do të mund të prodhohet një marrëveshje e cila do të garantonte paqe”, theksoi ai në KTV.

Sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër për Luginën e Preshevës, përveç bashkimit me Kosovën.

“Se çfarë do të ndodhë me veriun dhe pjesën tjetër, unë mendoj që ka kapacitete të mjaftueshme Kosova, ashtu siç ka dal fituese në Rambuje dhe pakon e Ahtisaarit, do të dalë fituese edhe tash”, ka thënë Mustafa.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme