Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përballen me shumë probleme, pasi Serbia nuk po e respekton Ligjin për pakicat kombëtare.

Pasivizimi i adresave e ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare janë vetëm dy prej  probleme  të mëdha që vazhdojnë të përballen shqiptarët në Luginë të  Preshevës.

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc thotë se u është  drejtuar institucioneve përgjegjëse që të lejohet përdorimi dhe shfaqja publike e simboleve e t’u garantohet pakicave kombëtare gjithashtu edhe për shënimin e festave  pa praktika diskriminuese.

“Ju kemi drejtuar institucioneve përkatëse që të lejojnë përdorimin e simboleve nacionale dhe shfaqjeve publike e të garantoj pakicave kombëtare, dhe shënimin e festave pa praktika diskriminuese”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se Serbia duhet të ndjekë shembullin e Malit të Zi për lejimin e simboleve kombëtare të pakicave.

“Serbia duhet ta ndjekë shembullin e Malit të Zi që ta lejojë përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare për pakicat në territorin e saj”, tha ai.

Ndërkaq, në përgjigjen e marrë nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë në Beograd për Ligjin për pakicat kombëtare thuhet se Ministria e Drejtësisë nuk është përgjegjëse për pyetjen që i është drejtuar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme