Dy ditë që shkruajnë historinë e mbështetjes së shqiptarëve të Luginës nga SHBA.

Dje briefing i organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni Ernst dhe Senatorit Gary Peters, bashkekryesues të Grupit për Çështjen Shqiptare në Senat. Si dhe sot brifing Kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes, bashkëkryesuesë të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve.

Çështja e Luginës jo vetëm në axhenden e Capitol Hillit, por edhe me veprime konkrete politike në kuadër të zhvillimeve të fundit rajonale. Pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të merë formën e trajtimit në kontekst të barazisë e lirive individuale e kolektive si pjesë e standardeve unike dhe simetrike për implementim.

Në 31 vjetorin e Referendumit, shqiptarët e Luginës janë shumë më afër SHBA-ve e me SHBA-të për realizimin e aspiratave politike.

Falënderim të përzemërt për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Falënderim të veçantë për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme