Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi i ka regaur kritikve të cilët reaguan pas publikimit të listës së përfituesve të mjeteve, të ndara nga Republika e Kosovës.

Ky është Reagimi i Plotë i z.Mustafi

Për nje javë me radhë kam heshtur për hirë të festave. Edhe kur keni nxjerrë zjarrin dëshpërues të kryqëzimit propagandues, edhe kur me fletërrufet e shtirura keni shpifur, edhe kur keni nxjerrë fundllumin e baltosjes nga fundshpinat e shitura, edhe kur me keni quajtur pjese e organizatave kriminale.

Disa nga inati e mëria e disave, disa nga se të tjerët janë përzgjedhur perfitues, disa nga se nuk janë përzgjedhur, e disa nuk kanë përfituar sa kanë dëshiruar, e disa nga se nuk kanë qenë bartës procesi.

Shthurja në kor nga sejmenët e Progresistëve që kundërmon plehra shpifës degradues e denigrues ka për qëllim veq marrjen e KKSH-në. Fund edhe do ta merrni. Sepse jeni bekuar me ujin e zi të punëve të brendshme të ndyra nga Vullini. Po jetëshkurtër është ky vizion i luftës për të ndarë darën.

Çfarëdo që të bëjmë e në kundërshtim me mendësinë e kalbur verbuese, do të sulmohemi nga egërsia e injorancës miope poshtëruese të instrumentalizuar. Multikulti përpëlitja e padurueshmërisë me gënjeshtra dhe kërcënime nuk është në ndershmërinë moralizuese po aq sa edhe jashtëqitjet e vrerit nga përfituesit nga Ministria e Kulturës RKS, sikurse përfituesit infantil nga fondet e komunave.

Por, liria për të njohur të drejtën e gjithsecilit për budallallepsje nuk na bën as të dorëzohemi, as të nënshtrohemi e as të frikësohemi.

Mallkimin ndaj Luginës e njerëzve të saj për të jetësuar iniciativat shumë shpejtë zhvesh “kritikën” dhe jashtënxjerrë të zitë e fëlliqur në publik me të edhe fytyrat e vërteta.
Është esenciale në ruajtjen, mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginë përmes kulturës, arti, medias e sportit.

Pra, nënkupton të jesh me parashkollorët, filloristët, gjimnazistët, studentët, shkollat e fudbollit, basketbollit e karates. Shtëpitë mediale e gazetarët e vërtetë. Me i dhonë shansin inovacionin e nismat individuale në kulturë e artë, e shumë të tjerë.

P. S. Me konsiderat për kritikat konstruktive, po mjetet për alternativë kanë “Parkun e Paqes” nëse e gjeni ku është.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme