Sikur çdo vit tjetër, edhe ky fundvit shkollor, maturantët serbë, nëpër rrugët kryesore të Bujanocit, kanë festuar me flamuj e këngë, në shënimin e mbarimit të shkollës së mesme.
Nxënës e profesor, të shkollës së mesme profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, kanë bërë një defilim të shoqëruar me këngë e valle dhe të mbuluar me flamuj.

Ata  tradicionalisht nisen nga objekti i shkollës duke bërë paradë rrugëve deri në sheshin kryesor të qytetit në Bujanoc, ku edhe zhvillojnë ceremoni argëtuese.
Nën përcjelljen e policisë lokale, të rinjët serb, kishin të mbathura maica me mbishkrime të ndryshme, ndërsa për disponimin e tyre u kujdes grupi i muzikës popullore, nga të cilat u interpretuan edhe këngë me motive patriotike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme