Janë lëshuar semaforët në punë – periudhë adaptuese

Në kryqëzimin me rrugëve 15 Nëntori – Zenel Ajdini dhe Selami Hallaçi, tashmë janë lëshuar semaforët në punë, kur për një periudhë kalimtare të ashtuquajtur periudhë adaptuese, semaforët do të punojnë vetëm në dritën e verdhë.

Kjo bëhet për t’u adaptuar qytetarët e komunës sonë, derisa të lëshohen në përdorim normal, siç dhe parashihet sipas ligjit, pasi pas lëshimit në përdorim normal, në rast të mosrespektimit të rregullave të trafikut, do të pasojnë gjobat për ngasësit e automjeteve.

Së shpejti do të fillohen punimet edhe në vendosjen e semaforëve në kryqëzimin afër postës së qytetit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme