Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 13 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre 5 në Kumanovë, 4 në Shkup dhe nga dy raste në Prilep dhe Tetovë.

Më shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1399, në 26 qytete. Numri i të shëruarve në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, është shumë herë më i lartë se numri i të prekurve. 53 persona kanë fituar betejën me virusin korona.

Me gjithë lajmet e mira, Ministria e Shëndetësisë informoi edhe për 4 viktima nga mosha 47 vjeçe deri 81. Të gjithë pacientët vuanin edhe nga sëmundje të tjera. Përfshirë viktimat e 24 orëve të fundit, virusi korona tek ne ka marrë 65 jetë njerëzish. Ministri Venko Filipçe, ka thënë se “pavarësisht se në fillim parashikimet ishin se numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë do të luhatej mes 2000 dhe 2500, analizat më të fundit tregojnë se numri i pacientëve do të jetë më i vogël se 2000”.

Në Maqedoninë Veriore numri i testimeve të bëra është 15 409, prej të cilave 289 gjatë orëve të kaluara.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme