E plotësuar: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mungesë të kuorumit e ka shpallur të mbyllur seancën e thirrur nga opozita lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Veseli tha se situata e sotme në Kuvend është e njëjtë si e një dite më parë dhe në mungesë të kuorumit mbyll seancën.

Ai pas kësaj thirri mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit, e cila do të mbahet në ora 14:00.

Live: Fillon seanca e opozitës

Ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo seancë e cila u tentua të mbahej mbrëmë nuk filloi për shkak të mungesës së deputetëve, ku në sallë ishin vetëm 58 deputetë.

Opozita mori vendim që seanca të vazhdojë sot në ora 10:00.

Për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sipas rregullores kërkohet që prezent në seancë të jenë 61 deputetë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme