Kryetari i Partis Demokratike Nagip Arifi gjatë seancës së fundit në kuvendin komunal në një moment ka mohur të ket premtuar krijimin e 2.000 vendeve të reja pune, duke deklaruar se partija e tijë kurrë dhe kurrë nuk ka premtuar hapjen e 2.000 vendeve të punës duke thën që atë e ka bër një matrapaz, mirpo pas sajë vjen edhe ragimi nga ish antari i Partisë Demokratike z. Nexhat Behluli icili premtimin e 2.000 vendeve të punës e ka quajtur “mashtrim të shekullit” nga ana e PD-së .

Ky është shkrimi i plotë i z. Nexhat Behlulit i cili e ka bër në profilin e tijë zyrtarë në rrjetin social facebook lidhur me krijimin e 2.000 vendeve të punës në Komunën e Bujanocit në vitini 2012.

E vërteta rreth premtimit për hapjen e 2.000 vendeve të punës në Komunën e Bujanocit !

– Ish kryetari i komunës së Bujanocit dhe kryetari aktual i “Partisë Demokratike” Mr.Sc.Dr.Nagip Arifi në Seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit kishte deklaruar se partija e tijë kurrë dhe kurrë nuk ka premtuar hapjen e 2.000 vendeve të punës por kët e ka shpifur një matrapaz, ish anëtarë i PD-së të cilin e ka larguar (aludim në Nexhat Behlulin).

– Sc.Mr.Dr. Nagip Arifi, ke harruar ose ke gënjyer Nexhat Behluli “ish matrapazi” i partisë tuaj ka qenë Koordinatorë i Grupit punues për përpilimin e Planit për zhvillim ekonomik lokal në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2012, Grupin Punues dhe mua si Koordinator na pati propozuar Këshilli Qendrorë i partisë tuaj kurse më pas e aminoi edhe Kryesia e PD-së, poashtu kët Plan të Zhvillimit Ekonomik Lokal pas përpilimit final Kryesia e PD-së e votoi me shumicë votash dhe e autorizoi Shtabin Zgjedhorë të PD-së të asaj kohe për zgjedhjet lokale të vitit 2012 ta shpalose dhe promovoje gjatë fushatës, ky Plan në mes tjerash parashihte edhe krijimin e 2.000 vendeve të punës, “doktor” me këtë premtim i ke fituar zgjedhjet lokale të vitit 2012 dhe pasiqë je emnuar kryetarë komune kurrë më nuk e ke shfletuar, për ate e ke harruarr që ekziston.

– “doktor” në foltoren e Kuvendit Komunal ke të drejtë çka duash me deklarue, tek e fundit ajo është detyrë e Këshilltarëve Komunal, por informimi i Opinionit Publik është diçka tjetër, ate në Komunën e Bujanocit me informacione e furnizoj unë “ish matrapazi” i partisë tuaj. Deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me qindra here kam me ta publikue kët Plan për hapjen e 2.000 vende të punës me të cilin i ke fituar zgjedhjet por kur je ulur në kolltukun e të parit të komunës kurrë më syt nuk ja ke lëshuar !

– “doktor” “matrapazin” nuk e ke përjashtuar nga partija, ka shkuar vet s’bashku edhe me disa dëshmi që i ka marë me vete, urdhno dhe demantoji publikisht këto që i kam thënë.

– “doktor” nuk do të jetë kjo hera e fundit që japi sqarime rreth “mashtrimit të shekullit” për hapjen e 2.000 vendeve të punës, deri në zgjedhje me qindra here do ta sqaroj, çdo qytetarë i Komunës tonë ka të drejtë ta dije të vërtetën, edhe në Debat Televiziv kam me të ftuar, kuptohet nëse ke guxim të ballafaqohemi publikisht, Mediumin ta lë tye me zgjedhë !

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme