Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Akademik Nexhat Daci nuk është më kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Daci sot feston ditëlindjen e 75-të dhe anëtarët e Akademisë mbi këtë moshë nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Vendimi që Daci të mos ushtrojë më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti. ASHAK-u njoftoi se deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, këtë funksion e ushtron nënkryetari, akademik Jusuf Bajraktari. Nexhat Daci ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta. Like 0
Kamberi: Nëse Vuçiq s’e tërheq ushtrinë, mund të rikthehet Zona e Sigurisë 5 km nga Marrëveshja e Kumanovës Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka reaguar pas telefonatës së djeshme …