Këtë javë kanë nisur punimet në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në një lagje të fshatit  Bilaç. Kësisoj pritet që kanalizimi të realizohet në shtrirjen prej 270 metrash, ashtu sic kishin kërkuar banorët e kësaj ane.

Më herët gjat  vitit të kaluar banorët patën ngritur disa dilema sa i përket projektit për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në këtë pjes të fshatit lidhur me problemt që paraqiteshin nga ujrat e zeza. Sipas informatave të banorëve projekti parasheh shtrirjen e rrjetit  prej 270 metrash dhe kap vler prej 1.300.000 Rsd.

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Bujanocit gjegjsisht drejtorati për investime kapitale  përmes një përgjigjeje ishte zotuar se të gjitha punimet do të realizoheshin në përputhje me projektin.

Drejtori për investime kapitale Enver Ramadani tha se ky projekt është i një rëndësie të veçant për banorët e kësaj lagje, pasi që ata deri sot kanë gjetur mënyra,alternative të ndryshme për të derdhur ujrat e ndotura ( ujrat e zeza) dhe në këtë mënyr kanë qenë të rrezikuar edhe nga epidemit e ndryshme.

Punë kryers është kompania ” Buja Bau”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme