Drejtuesit e Kolegjit Universitar “Beder” nga Tirana, gjatë së shtunës do të vizitojnë Komunën e Bujanocit, nesër ku do të takojnë kryearin Kamberi dhe maturantët e “Sezai Surroit”

Fillimisht, drejtuesit e Kolegjit universitar nga Shqipëria, do të takohen me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ku do t’i dorëzojnë disa nga librat e aksionit “Një libër më shumë për Luginën”.

Përfaqësuesit e kolegjit “Bedër”, nga ora 15:30 në shtëpinë e kulturës, do të zhvillojnë një takim informues me maturantët e Komunës së Bujanocit.

Kujtojmë se, Kolegji Universitar “Bedër”, ka ofruar 15 bursa për studentët e Luginës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme