Në regjistrimin e popullsisë në Serbi i cili pritet të zhvillohet nga data 1 tetor – 30 tetor, do të marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi që, të gjitha partitë politike shqiptare në Luginë, kanë nënshkruar dekleratën e përbashkët për pjesëmnarrje.

Kjo dekleratë u nënshkrua sot në ambientet e Komunës së Bujanocit nga përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike, Lëvizjes së Progresit Demokratik, Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes për Reforma dhe Unionit Demokratik Shqiptar, ndërsa pritet të nënshkruhet gjatë ditës edhe nga zyrtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, dhe Partisë Demokratike Shqiptare.

Në një prononcim për media, pas nënshkrimit të dekleratës, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ku ka treguar që tashmë në Komunën e Bujanocit, do të jenë 13 instruktorë, nga ata shtatë shqiptarë, pesë serbë dhe një romë, derisa Bujanoci do të ketë 90 regjistrues.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme