Veprimi i turpshëm i drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihut, i cili ka publikuar  në facebook, pamje nga kamerat e sigurisë , ku shihet kryetarja e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, me vjehërren e sëmurë, ka irituar së tepërmi edhe gratë preshevare, por edhe mbarë opinioni në Luginës dhe  Kosovë.

Zonjat preshevare kanë gjykuar veprimin e turpshëm të drejtorit Driton Salihu, veprim të cilin e kanë quajtur “kulmi i idiotësisë të udhëheqësve injorant”

“Ky është kulmi i idiotësis i udhëheqësve injoranta që janë shtuar shumë në vendin tonë.Shtëpia e shëndetit është në shërbim për të gjithë qytetarët nuk është klinik private lutem që të vedijësohet ky person mos të cënoj edhe privatësin e qytetarëve .Turp! Marre!P.s pavarësisht statutit politik të cilin e posedon z.Sinani unë e përkrah si qytetare” – ka shkruar në facebook, aktorja e teatrit të Preshevës, Egzona Salihu.

Drita Zymberi një intelektuale dhe aktiviste e shquar shqiptare në Gjermani, përveç që ka shpërnda, reagimin e kryetares Ardita Sinani, ajo ketë gjest të drejtorit Driton Salihu, e ka quajtur të turpshëm.

“Udheheqësia e shtepise se shendetit publikon foto private te pacientve per interesa politike! – TURP” – ka shkruar Drita Zymberi në facebook, aktiviste e grupit Zonja e Luginës në Gjermani.

“Institucionet publike e shëndetësore jane të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës…. shohim foto në mungesë të rrespektit, shkelje e etikës njerëzore, pa koment – Presheva nuk i ka pas këto elemente e sidomos për gjininë femrore, turp!” – ka shkruar në facebook, Ardita Saqipi, gazetare shumëvjeçare në Preshevë.

Veprimi i drejtorit Driton Salihu, ka marrë jehonën më negative në Preshevë, me cenzurimin e privatësisë së një femre politikëbërërëse preshevare.

Ndërsa ka pasur edhe shumë reagime nga mediat elektronike në Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme