Emisari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar se është i bindur se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet, dhe se SHBA do ta përkrahin qeverinë e Kosovës e cila është e përkushtuar për dialog, si dhe Rusia dëshiron që rajoni të bazohet në trazira dhe mosbesim.

“Një prej qëllimeve tona primare është ta përkrahim krijimin e qeverisë në Kosovë e cila është e përkushtuar për dialog, ka thënë Palmer për televizionin malazias RTCG.

Ai ka thënë se negociatat duhet të jenë më serioze dhe të sjellin deri te marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Do të ishte ideale që kjo të bëhet në bazë të njohjes së ndërsjellët. Në momentin kur dyja palët kthehen në tryezën e bisedimeve atje do të jemi si partnerë në kërkim të marrëveshjes e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë, e përhershme dhe fer dhe e cila do ta ndihmojë Serbinë në rrugën e saj kah BE”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se është me rëndësi për gjithë rajoni që kjo çështje të zgjidhet, por se nuk beson se mospajtimet në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndikojnë në rrugën evropiane të vendeve tjera.

Palmer ka thënë se rusët kanë fuqi në Ballkanin Perëndimor, dhe se SHBA kanë vështrim krejtësisht tjetër në rajon në raport me Rusinë.

“Ne Ballkanin Perëndimor e shohim si anëtar të familjes të vendeve perëndimore, të integruar në institucionet euroatlantike, si vende në të cilat bashkëpunohet në bazë të rregullave dhe normave. Rusët kanë treguar se e duan rajonin e bazuar në trazira dhe në mosbesim. Mendoj se këtë më së qarti kemi parë në Mal të Zi kur rusët e përkrahën grusht shtetin në vitin 2016, i cili ishte një veprim i paparë në mënyrë që Mali i Zi të pengohet të shkojë kah NATO dhe Perëndimi”, ka thënë Palmer, dhe ka shtuar se, nuk beson që rusët e kanë përfunduar me përpjekje të krijojnë probleme në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor, dhe se këtë e shohim në gjithë rajonin”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme