Presidenti francez Emmanuel Macron në javët e ardhshme e viziton Serbinë, ndërsa data e saktë duhet së shpejti të jetë e caktuar, ka thënë ambasadori i Francës në Beograd Frederick Mondoloni.

Ai ka thënë për gazetën serbe “Veçernje Novosti” se vizita e cila ishte planifikuar për fillim të dhjetorit vitin e kaluar nuk është anuluar por është shty, për shkak të ngjarjeve të brendshme në Francë, gjegjësisht demonstratave dhe trazirave nëpër rrugët e Parisit.

“Jemi duke punuar në marrëveshjen me Beogradin për datën e re dhe shpresoj se së shpejti do ta propozojë terminin konkret. Pres që vizita të realizohet në javët e ardhshme”, ka thënë Mondoloni.

Ai pret se temat qendrore të takimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Emmanuel Macron do të jetë situata në rajon dhe gjetja e zgjidhjes së marrëdhënieve me Kosovën.

Mondoloni ka thënë se Franca e përkrahë dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, si dhe që nuk ka informata se dikush e ka caktuar përfundimin e dialogut për qershor të këtij viti.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme