Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vitit të kaluar kishte dhënë idenë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, siç thoshte, në kuadër të korrigjimit të kufirit me Serbinë Madje, për pak muaj ai kishte mbajtur rreth dhjetë konferenca për medie për këtë çështje, ku i ftonte në Prishtinë edhe përfaqësuesit politikë të Luginës. Një iniciativë e tillë e Thaçit në Kosovë komentohej si tendencë për ndarjen e Kosovës, përkatësisht shkëmbimin e territoreve, ku komunat veriore do t’i jepeshin Serbisë, ndërsa disa fshatra të Luginës do të bashkoheshin me Kosovën. Por, për gati një muaj presidenti Hashim Thaçi as që e ka përmendur çështjen e bashkimit të Luginës dhe ka kohë që nuk i ka takuar as politikanët e asaj treve me shumicë shqiptare. Për çështjen e bashkimit të Luginës me Kosovën gazeta “Zëri” i ka dërguar pyetje edhe zyrës për media të presidentit Hashim Thaçi, mirëpo ata nuk janë përgjigjur. Like 0
Ministria e Mjedisit dhe Infarstrukturës Dënon transportuesit nga Lugina e Preshevës me nga 1000 euro gjob Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, i ka dënuar …