Sonte prej orës 21:00 sytë e futbolldashësve do të jenë kah Stadiumi Olimpik i Bakut, ku Chelsea dhe Arsenali do të luftojnë për titullin e Ligës së Evropës.

“Të kaltrit” do të kërkojnë titullin e dytë të kësaj gare, derisa më herët kanë triumfuar gjatë edicionit 2012 – 2013.

Ndërkohë Arsenali do të luftojë për titullin e parë në këtë kompeticion, shkruan Zëri.info.

Rëndësia e këtij takimi vlen dyfish më shumë për “Topçinjtë”, të cilët përmes një fitore eventuale sonte do të siguronin kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, gjë të cilën Chelsea e ka siguruar falë vendit të tretë në Premierligën angleze.

Image

Ndërkaq, Arsenali do të paraqitet në fushë sonte pa futbollistin armen, Henrikh Mkhitaryan.

Ish-anëtari i Borussia Dortmundit dhe Manchester Unitedit do të mungojë sonte shkaku i sigurisë pasi dihet se vendlindja e tij, Armenia është në tensione politike me Azerbajxhanin, shtet në të cilin sonte zhvillohet fnalja.

Ndërsa, për t’u solidarizuar me Mkhitaryan, dy tifozë të Arsenalit janë parë dje rrugëve të Baku me fanella të Arsenalit.

Embedded video

Për këtë ‘provokim’, policia vendosi t’i ndal tifozët në fjalë për t’ua tërhequr vërejtjen, megjithatë arrestime nuk pati.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport