Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri Komunat sidomos në Komunën e Medvegjes. Mijërave prej tyre u janë fshirë adresat e vendbanimeve në regjistrat civil. Një gjë e tillë u ka pamundësuar atyre edhe nxjerrjen e leternjoftimëve, Beogradi ka nisur tash e një kohë fushatë të egër ndaj shqiptarëve në Medvegjë.

Rreth 5000 shqiptarë janë shlyer nga listat e regjistri civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit.

Aktivisti poltik, dhe njerz nga shoqëria civile  nga Medvegja me shifra tregojn që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi.

“ Rreh 0.01% të adresave që janë shitur maksimumi shkon në 2% Medvegja dhe 2% në Bujanoc, mirëpo Medvegja nuk është e vetmja komunë ku ka lëvizshmëri kaq të madhe ka pasur edhe në Nish e Beograd”.

Sipas analistve shqiptarët e Medvegjës janë të zhgënjyer nga Kosova e Shqipëria, pasi nuk pritet më mirë prej Serbisë përveç spastrim etnik tek shqiptarët.

“Ne nuk mundemi me prit më mirë prej Serbisë, si shqiptarë e kemi mësua këtë , me u ripërsërit dhe na është përforcua bindja, por kemi prit nga shteti i Kosovës, i cili ka  këta shqiptarë në vijë kufitare”.

InDoks ka sjellë rrëfimet e njerëzve që u fshinë edhe nga regjistrat civil. Heshtjen e dy shteteve shqiptare për procesin e zvogëlimit masiv të numrit të shqiptarëve në këtë qytet. Zgjedhjet që i dominon partia e Presidentit Aleksandër Vuçiq. Personazhet e këtij dokumentari flasin pa shmangshëm për një spastrim etnik të shqiptarëve në zemër të Evropës. Në shekullin 21.

Për pak vite mijëra shqiptarëve u janë fshirë adresat që rezulton më vonë edhe me pamundësi për të pasur dokumente identifikimi dhe si përfundim edhe të drejtë për të votuar.
Etnia shqiptare në Medvegjë po tkurret deri në zhdukje, e institucionet në Kosovë dhe Shqipëri po heshtin.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme