Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi rekomandimet e fundit të Shtabit të Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive Covid-19, njofton Qeveria.

Kujt i është kufizuar orari i punës?

Bizneset që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë – kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të ngjashmet, nuk do të punojnë nga e dita e premte në orën 17 deri të hënën në 5 të mëngjesit pa asnjë përjashtim. Orari i tyre i punës do të jetë nga e hëna deri të premten nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 17:00. Bizneset që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë lejohen të kryejnë aktivitete të shpërndarjes së ushqimit pa ndërprerje, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, shkruan Blic.

Qendrat tregtare, butiqet, bastoret, kazinot, sallat e lojërave për fëmijë do të mbyllen gjithashtu nga e premtja në 17:00 deri të hënën në 5 të mëngjesit.

Parukeri dhe sallonet e bukurisë, gjithashtu nuk do të punojnë gjatë fundjavës.

Në këtë grup biznesesh përfshihen gjithashtu edhe ato në fushën e sporteve dhe rekreacionit – palestra, qendra fitnesi, pishina, terenet e mbyllura për futboll, basketboll, tenis ose ndonjë sport tjetër rekreativ. Të gjitha këto ambiente lejohen të punojnë vetëm gjatë ditëve të javës nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 5 e pasdites.

Në cilën periudhë funksionojnë objektet e tjera?

Shitoret e gjërave ushqimore, dyqanet, ambientet e shitjes me pakicë si dhe kioskat e të ngjashmet, ku si rregull nuk duhet hyrë në objekt kur bëni blerje, mund të punojnë si gjatë ditëve të javës ashtu edhe gjatë fundjavave, deri në orën 21:00. Farmacitë dhe pikat e karburantit mund të punojnë pa ndërprerje, çdo ditë pa kufizime derisa tregjet do të jenë gjithashtu të hapura gjatë fundjavave nga ora 6 e mëngjesit deri në 3 të pasdites.

Një përjashtim tjetër janë restorantet dhe baret që ndodhen brenda hoteleve dhe akomodimit privat. Ata mund të ofrojnë shërbimet e tyre vetëm dhe ekskluzivisht për mysafirët e regjistruar deri në orën 21 të çdo dite.

Ordinancat mjekësore dhe laboratorët mund të veprojnë gjatë gjithë ditës, përfshirë edhe fundjavat.

Të gjitha këto masa u miratuan me synimin për të zvogëluar kontaktet sociale në një minimum absolut, me shpresën se ato do të japin rezultatin e dëshiruar dhe që në ditët në vazhdim do ta shohim atë në numrin e qytetarëve të infektuar me koronavirusin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme