Sipas planit për investime në Komunën e Bujanocit, janë nënshkruar edhe 9 kontrata të tjera për investime, nga të cilat pesë janë të qytetit të Bujanocit, si:

  • Rruga “Bekim Fehmiu” (hyrja tek Shehat Demiri-Ilasa Jashari)
  • Rruga e “Llopardincës” (hyrja tek Bekim Beqiri)
  • Rruga e “Gjakovës” (hyrja tek Rexhep Hasani)
  • Rruga “Lam Breznica” (hyrja tek Gafurri)
  • Rruga “Vëllezërit Jugoviq”

Punimet në këto rrugë pritet të fillojnë ditëve në vijim, ndërsa vlera totale e projekteve në qytetin e Bujanocit, do të kap vlerën prej 5.5 milionë dinarëve.

Megjithate, ditë më parë, punimet në dy projekte të tjera kanë filluar të ekzekutohen në rrugën e Kosovës, gjegjësisht në hyrjen 20 dhe 25, ndërsa punimet së shpejti priten të fillojnë në rrugën “Bekim Fehmiu”, “Shaban Bajramoviq” dhe “N.Cale”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme