Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka uruarë Republikën e Kosovës për mbarvajtjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit me çrastë ka thën se Kosova ka treguar kulturë Europiane dhe pjekuri të lartë qytetare në zgjedhje.

Ky është njoftimi i plotë i z. Enver Ramadani

Republika Kosovës ka treguar kulturë europiane në zgjedhjet parlamentare dhe po dëshmon në vazhdimësi se si shteti më i ri në Europ një pjekuri të lartë qytetare në zgjedhje.

Deshiroj të uroj gjitha partitë politike për një gar fer dhe demokratike ,njëherit edhe dhe pranim te rezultateve.Kjo tregon tolerancën dhe demokracin e një vendi.

Fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti uroj dhe pëgëzoj për rezultatin e fituar në këto zgjedhje ,dhe e inkurajoj të punoj në të mirën e qytetarëve dhe njëherit ta kthej në agjenden e tij Luginën e Preshevës.

Lugina e Preshevës ,Bujanoci më shumë se kurrë ka nevoj për mbështetje institucionale dhe plan veprimi të detajuar në përpikmëri.

Presim Bashkëpunim vllazëror të ndërsjellët.

Urime Kosovë, iu prift e mbara! 🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme