Kryeparlamentari i komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipëris në Beograd Sh. T. Dr. BARDHYL CANAJ me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkpunimit si dhe problemet me të ciliat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sot mirëprita në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Sh. T. Dr. BARDHYL CANAJ, ku diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit mes Komunës së Bujanocit me Shtetin Shqiptar, ka shkruar z.Ramadani

Giithashtu shpreha mirënjohjen time për Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë për ndihmën konkrete që i ka dhënë Komunës së Bujanocit si asnjëherë më parë.

Njoftova ambasadorin Canaj edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës me diskriminimin e vazhdueshëm dhe mos integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore,mosnjohjen e diplomave universitare dhe pasivizimi i adresave.

Morëm premtimin se do të vazhdohet dhe po punohet edhe me projekte të radhës që kan për qëllim ndihmën konkrete nga Shqipëria Qytetarëve të Luginës në shumë sfera, shkruan kryeparlamentari Ramadani

Bashkëpunimi i patjetërsueshëm!
#Bashkemundemi 🇦🇱🇦🇱

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme