Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka publikura sod një super lajm për komunën e Bujanocit ku bashkia e Tiranës ka aprovuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit për finansimin e Palestrës Sportive në shkollën fillore “Naim Frasheri” me vler mbi 500 mijë euro.

Ky është njoftimi i z. Ramadani

Pas dakordimit që kishim jav më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës sot në mbledhjen e mbajtur ka aprovuar kërkesën tonë për financimin e sallës sportive të Shkollës fillore Naim Frashëri Bujanoc!

Shumë mirënjohës për kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj ,kryetaren e Këshillit bashkiak Romina Kuko dhe gjithë këshilltarët e Këshillit Bashkiak Tiranë për mbështetjen e dhënë per këtë projekt tejet të rëndësishëm per qytetin tonë, ka shkruar z.Ramadani.

U jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë për mbështetjen e dhënë!

Tirana ❤️❤️🇦🇱🇦🇱
Bashkëpunimi i patjetërsueshëm!
#bashkëmundemi 🇦🇱🇦🇱🤝🤝

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme