Maqedonia dje votoi për të pranuar marrëveshjen me Greqinë për emrin e Maqedonisë, që i njejti të ndryshohet në Maqedonia e veriut.

Historikisht ky ka qenë procesi më i rëndë me të cilin janë ballafaquar qytetarët e vendit. I njejti dështoi që të përmbush nevojën kushtetuese për arritje e censusit, apo 50% plus një qytetar që të del për referendum.

Nga shumica e votave të numëruara (94.65%) apo 623.990 votues në referendum shihet qartë se qytetarët që kanë dalë kanë qenë shumicë dërmuese 570.356 apo 91.40% duke votuar PËR, 35.570 apo 5.70% KUNDËR dhe 2.90% vota të pavlefshme.

Dalja për të dhënë votën shkoi shumë ngadalë. Në ora 09:00 në mëngjes dalja ishte 2.5%, më vonë e njejta u ndryshua në 8.10% në ora 11:00. Më vonë rritej numri, pra në ora 13:00 arriti në 15,64%. Në orët e pasditës, pra në ora 15:00 dalja ishte 22.65%. Në ora 17:00 dolën 28,95% të qytetarëve kurse në ora 18:30 kishin dalë 34.76%.

Gjatë ditës në MPB, në organizatat për ndjekje të zgjedhjeve dhe në KSHZ ka pasur dhjetëra raste të paraqitura ku është dëmtuar e drejta e qytetarëve për të votuar, duke i fotografuar votuesit, duke i’u lexuar emrin dhe mbiemrin me zë të lartë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Zoran Zaev, në cilësinë e kryeministrit tha se duhet të respektohet verdikti i popullit dhe votat e qytetarëve dhe do të çojë në Kuvend të njejtën marrëveshje për ta ratifikuar ndërsa nëse OBRM-PDUKM-ja nuk e voton atëherë shkohet në zgjedhje të parakohshme, që sipas tij duhet të mbahen para muajit janar.

Ali Ahmeti nga selia e BDI-së tha se qytetarët jua dhan verdiktin deputetëve për të vendosur për marrëveshjen me Greqinë.

Hristian Mickoski nga OBRM-PDUKM-ja opozitare tha se referendumi dështoi ndërsa qytetarët fituan.

Në Shkup menjëherë pas publikimit nga KSHZ-së të rezultatit të daljes në referendum, mbëshhtetës të kauzës që bojkotonin referendumin dolën dhe festuan rezultatin. Festa kishte edhe tinguj rus, njejtë si orientimi i tyre.

Nga ana tjetër partneri tjetër i marrëveshjes, Greqia me deklaratë zyrtare nëpërmjet Ministrisë për Punë të Jashtme tha se e përshëndesin vendimin e qytetarëve. “Një pjesë e madhe e shoqërisë e përkrahi marrëveshjen, pjesa tjetër e sheh me skepticizëm, por Greqia e respekton zgjidhjen e qytetarëve të vendit fqinj”

Në ditët në vijim do të shihet qartë se çka do të ndodh me këtë proces që nuk e arriti censusin e dëshiruar prej 903.169 vota të qytetarëve, ku gjysa duhet të ishin PËR ose KUNDËR

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme