Rreth orës 21:30 të së dielës, pesë persona me uniforma të zeza e Kallashnikovë, kanë hyrë në familjën e Muadinve në Breznicë të Bujanocit, me ç’rast janë prezentuar si policë dhe kanë kërkuar të holla.

Me një serbishte tejet të dobët, të armatosurit ishin me maska në fytyrë, e të vëshur me rrobe të zeza, u prezentuan se janë policë serbë dhe po kryejnë një bastisje, nga ku kërkuan të holla dhe sende me vlerë. Mirëpo, plaçkitësit, kishin të mbathur patika, gjë që, për familjarët Muadini, kuptohej se po bëhet fjalë për plaçkë të armatosur.

Siç merrë vesh jo zyrtarisht Lugina-Lajm, plaçkitësit, kanë arritur të marrin një zingjir të arit, ndërsa përkundër presionit, atyre nuk i’u janë dorëzuar të holla.

Ngjarja është lajmëruar në polici, dhe deri më tani, nuk ka asnjë dekleratë  nga ana e zyrtarëve policor në Bujanoc./Lugina-Lajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme