Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çdo vonesë që bëhet drejt arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e largon rajonin nga e një e ardhme stabile, gjë të cilët e dëshirojnë edhe Prishtina por edhe Beogradi.

“Çdo ditë pa të (marrëveshje) është një hap larg nga e ardhmja e qëndrueshme e dëshiruar nga të dy shtetet”, ka thënë Scott, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se një vendim i tillë i Sekretarit, Mike Pompeo, është një sinjal i qartë që Washingtoni dëshiron të bëjë gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të të gjithë rajonit.

Sipas tij, për t’u arritur një marrëveshje mes dy palëve do të jetë e nevojshme ndihma e Palmerit, por sigurisht edhe e liderëve të dy shteteve.

Ambasadori amerikan në Beograd, thotë se sa më shpejtë që të arrihet marrëveshja, aq më mirë është për të gjithë.

“Me ndihmën e Palmerit, por më shumë me ndihmën e liderëve të mençur dhe të guximshëm në Prishtinë e Beograd, ajo ditë do të vijë. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka thënë Kyle Scott.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme