Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në konferencën ndërqeveritare, Bashkimi Evropian – Serbi, kjo e fundit hap të enjten kapitullin e ri në negociatat për anëtarësim në bllokun evropian. Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, do ta udhëheqë delegacionin serb në konferencën në Bruksel, ku do të hapet kapitulli i nëntë i negociatave në lidhje me shërbimet financiare. Pas konferencës, Joksimoviq dhe Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, do të nënshkruajnë marrëveshjen financiare, IPA, për vitin 2018, e cila për Serbinë parasheh 179.1 milionë euro. Serbia deri më tash ka hapur 16 kapituj në negociatat me BE-në, nga 35 në total. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor negociatat për anëtarësim i kanë nisur, Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të vendimit për nisjen e këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnja-Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim-asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në këtë bllok. Like 0
Në konferencën ndërqeveritare, Bashkimi Evropian – Serbi, kjo e fundit hap të enjten kapitullin e ri në negociatat për anëtarësim në bllokun evropian. Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, do ta udhëheqë delegacionin serb në konferencën në Bruksel, ku do të hapet kapitulli i nëntë i negociatave në lidhje me shërbimet financiare. Pas konferencës, Joksimoviq dhe Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, do të nënshkruajnë marrëveshjen financiare, IPA, për vitin 2018, e cila për Serbinë parasheh 179.1 milionë euro. Serbia deri më tash ka hapur 16 kapituj në negociatat me BE-në, nga 35 në total. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor negociatat për anëtarësim i kanë nisur, Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të vendimit për nisjen e këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnja-Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim-asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në këtë bllok.
Mustafa: Zbatimi i marrveshjeve mes përfaqësuesve politik e institucional të shqipëtarve me qeverin e serbisë mbeten në fokus Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar z.Ragmi mustafa pas takimit me Ambasadoren e Britanisë së …